Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe 

2 Min Read

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo tha se mund të ketë ndryshime në ndeshjen me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. 

Sipas tij, për formacionin do të vendoset në ditën e ndeshjes, pasi të jenë analizuar të gjitha. 

Në konferencën për shtyp, Silvinjo deklaroi se është e rëndësishme që lojtarët të zhbllokohen dhe të shënojnë gola, pasi kjo do i ndihmonte për të marrë pikët. 

“Mund të ketë ndryshime, por në aspektin strategjik. Punojmë shumë me videot. Sot do të punojmë me aspektin taktik. Nuk është e lehtë që të përshtatësh lojtarët në kaq pak kohë. Do kalojmë nga një ndeshje ku duhet të mbyllnim dhe të riniseshim, në një ndeshje kur ne duhet të krijojmë. 

Balliu dhe Aliji kishin një ndeshje të rëndësishme dhe kanë humbur shumë energji. Momentalisht duken shumë mirë. Në sulm ekzistojnë të gjitha mundësitë. Mund të ketë ndryshime dhe të shohim. Në ditën e ndeshjes do të marrim vendimet për ata që do të hedhim në fushë. 

Kualifikueset e Europianit kanë mbaruar. Është mbyllur ai kapitull. Ne nisim një rrugëtim të ri dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është gjithmonë e lehtë. Në kualifikueset e Botërorit, kalon vetëm i pari dhe ka një shans nga vendi i dytë. Lojtarët janë entuziastë. Duhet bërë çdo gjë mirë. Duhet të zhbllokohemi dhe të shënojmë gola. Në momentin që nuk je i zhbllokuar është e vështirë të fitosh ndeshjen. Lojtarët dhe njerëzit sjellin energji në stadium”, deklaroi Silvinjo. 

Share This Article
Leave a Comment