Dialogu Kosovë-Serbi, 18 muaj pa një takim të nivelit të lartë |

2 Min Read

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, pasi prej tetëmbëdhjetë muajsh nuk ka patur asnjë takim të nivelit të lartë. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.

Ndaj analistët në Kosovë vlerësojnë se në këto kushte nga Prishtina duhet një strategji e qartë dhe unitet nga partitë politike.

“Jo vetëm partia ose Kryeministri i ardhshëm, por të gjithë subjektet politikë duhet të ulen në një tryezë që duhet të udhëheqë presidentja e Kosovës dhe ta bëjë një strategji të qartë dhe sa i përket me dialogun dhe me Serbinë dhe sa i përket me integrime dhe me aleancat”, shprehet politologu Argjend Zejnaj.

Emërimi i një emisari të ri për dialogun nga BE-ja shihet si pozitiv dhe që do t’i japë një shtysë të re dialogut mes të dyja vendeve.

“Do të jetë presion, e pamë edhe vizitën e fundit të dërguarit të ri të BE-së, dhe ky do të jetë më kompetetivë sa i përket lehtësimit të dialogut të Kosovës me Serbinë, për të ardhur deri në një konkluzion të marrëveshjes finale.”

Me interes pritet qëndrimi që do të mbajë Uashingtoni sa i përket dialogut, pasi sipas analistëve një angazhim i drejtpërdrejtë i SHBA-së në këtë proces do t’i vëjë palët para një përgjegjësie më të madhe për të arritur marrëveshjen finale.

Share This Article
Leave a Comment