Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime! 

3 Min Read

Bukuria ka thirrur vajzën, Edonën në “Shihemi në Gjyq”. Sipas nënës, e ka martuar vajzën me tradita por ajo sot jeton në shtëpinë e saj bashkë me djalin. Siç tregon Bukuria në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo është nga Laçi dhe tri vajzat janë martuar në Korçë. 

Edona është kthyer në shtëpinë e prindërve dhe Bukuria duket se nuk arrin dot ta përtypë këtë fakt. Edona i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta turpëruar, por ishte familja e burrit ajo që e përzuri. 

Bukurie:  Mami, të lutem! Mua më ke ardhur si bum në shtëpi me djalin! 

Edona: Po, e di! Të kam turpëruar unë? Mos kam vjedhur, mos të kam turpëruar, mos më gjeti me ndonjë në krevat? A më gjeti duke folur e shkruar në telefon? Të kishte qenë me fakte, po, por unë nuk kam bërë ndonjë paturpërsi që unë të dal në atë mënyrë që më kanë përzënë ata! 

Bukurie: Mua sot më vjen turp që ti të marrësh një fëmijë e të dalësh në drekë sepse unë e di që të kam martuar me faqe të bardhë! Sot është e ditur që ka 4 muaj që të mbaj në shtëpi me gjithë djalin e vogël! Ti mami, mos të dilje nga shtëpia! 

Edona: Si mos të dilja? Ata porositën taksinë, një njeri që unë as e njoh fare! 

Bukurie: Unë kam një gabim që të kam thënë mbyll gojën, kalo mirë me vjehrrën dhe vjehrrin e respekto familjen! 

Edona: Mami, ti më ke thënë të mbyll gojën e të respektoj burrin dhe unë atë vepër kam bërë që unë kam respektuar fjalën tënde, burrin e familjen, por ja ku më solli burri pra! Unë s’kam bërë ndonjë paturpësi! Nuk kam bërë një paturpësi që të dal e të ma bëjnë me gisht! Nuk del kush! Nuk del kush të ma bëjë me gisht! Ai të dalë e t’u thotë prindërve të vet që unë t’i tregoj gjërat intime, më intime, që s’ka bërë vaki të dalë një djalë e të thotë që unë a të bëj apo jo,  kjo është gjëja më e paturpshme! 

Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë? 

Edona: Burri! 

Eni Çobani: Çfarë, ua thoshte prindërve? I merrte  leje? 

Edona: Po./tvklan.al 

Share This Article
Leave a Comment