Berisha takim me deputeten e Forza Italia: Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë

1 Min Read

ITALIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot disa takime në Itali ku ndër të tjera ka takuar dhe deputeten e Forza Italia Annarita Patriarca. Berisha ka postuar një foto me Patriarcan në rrjetet sociale ku shkruan se diskutuan mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët. Ai shton se është mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Në foto me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia në Parlamentin Italian. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

Znj. Patriarca po ashtu mban detyrat si Sekretare e Presidencës së Dhomës së Deputetëve, Sekretare e Komitetit për Barazinë e Mundësive dhe Anëtare e Komisioneve: Komisioni për Covid-in, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni për Çështjet Sociale, Komisioni për Feminizidin, Komiteti për Çështjet e Personelit.

Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fposts%2Fpfbid07KVkM7sDZV9Btmz4UqhkpumE89B5ZbST3LNMhGVcKDxbwVcVqJR1R48hPfoLgxfHl&show_text=true&width=500

Share This Article
Leave a Comment