Bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht me sektorin privat

3 Min Read

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po zhvillohet marrëveshja me Emiratet e Bashkuara lidhur me monitorimin e vendit me kamera inteligjente.

Teksa ka folur mbi proceset që do të ndiqen për sigurinë e vijës bregdetare në një bashkëbisedim me turoperatorët turistikë nga Vlora, Rama thotë se bashkitë duhet të kenë ofertat e tyre për plazhet publike, paralelisht me sektorin privat.

“Vitin e shkuar kemi konstatuar se ishin ende shumë në anën e privatit dhe për këtë arsye në bashkëpunimin e kryetarëve të bashkive, nën udhëheqjen e kryetarit të bashkisë së Lezhës kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje më të qartë me një balancë shumë më të arsyeshme mes plazheve të menaxhuara nga operatorët turistik privat dhe plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë.

Të ndërtohet një sistem ku bashkia, jo thjeshtë të ruajë, por të ketë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht ofertën e sektorit privat, dhe tju ofrojmë qytetarëve një komoditet shezlongësh dhe çadrash me çmime shumë shumë herë më të ulëta, me çmime më të ulëta dhe gamë shërbimi më modeste.

E dyta shumë e rëndësishme duhet të jemi shumë të vërtetë që ka një hile që e bëni të gjithë ju. Një hile për deklarimin e netëfjetjeve. Ne tani për t’ju dhënë mundësi ju që të dilni faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, ju kemi ulur 6% TVSH më posht se të gjitha vendet e tjera, me qëllim që të deklaroni.

Sa i përket asaj që u tha për policinë unë jam shumë dakord, pasi ka ardhur koha që të minimizohet, por kjo jo duke i thënë që ikni tani dhe vishuni civil. Zgjidhja është projekti që kemi lidhur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuarta për monitorimin me kamera inteligjente të të gjithë qyteteve kryesore dhe të të gjithë rrugëve kombëtare, plus pastaj fokusin do ta kemi tek zonat turistike. Nuk do të ketë nevojë më për polic sepse polici do të jetë kudo”, thekson Rama.

Share This Article
Leave a Comment