Banorët e Lezhës protestë kundër fabrikës së përpunimit të mbetjeve me origjine shtazore |

1 Min Read

Banor dhe aktivistë në Lezhë protestuan sot sërish kundër fabrikës së përpunimi të mbetjeve me origjine shtazore e cila ndodhet në lagjen “Skenderbeg”. Qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit dhe me pankarta në duar marshuan drejt fabrikës, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj ndotjes së ajrit dhe mjedisit.

Ata thanë se era e rëndë dhe ndotja nga fabrika po ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës dhe shëndetin e komunitetit, duke e cilësuar të pafalshme heshtjen e institucioneve vendore dhe qendrore ndaj kësaj situate.

Ndërkohë, përfaqësues të fabrikës pretendojnë se po respektojnë të gjitha rregulloret mjedisore dhe ky subjekt nuk krijon ndotje në mjedis, ndërsa qytetaret paralajmëruan se nëse nuk merren masa konkrete, do të vijojnë me protestat.

Share This Article
Leave a Comment