Arsyeja e vërtetë gara e qenve? Trump flet për marrjen e territori, Zonja e dytë e SHBA-ve, Usha Vance do të vizitojë Grenlandën

1 Min Read

SHBA– Zonja e dytë e SHBA-ve Usha Vance planifikon një udhëtim në Grenlandë, territori vetëqeverisës dhe i pasur me minerale i aleatit amerikan, Danimarkës, të cilin Presidenti Donald Trump pretendon që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin.

Vance do të largohet të enjten dhe do të kthehet të shtunën, sipas zyrës së saj. Ajo dhe një nga tre fëmijët e saj do të jenë pjesë e një delegacioni amerikan që do të “vizitojë vendet historike, të mësojë për trashëgiminë grenlandeze dhe të marrë pjesë në Avannaata Qimussersu, garën kombëtare të qenve të Grenlandës“.

Deklarata thoshte se Vance dhe delegacioni “janë të emocionuar për të dëshmuar këtë garë monumentale dhe për të festuar kulturën dhe unitetin e Groenlandës”.

Mediat në Grenlandë dhe Danimarkë raportuan se gjatë udhëtimit të saj këtë javë, Vance do të shoqërohej nga këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz. Sipas mediave të huaja, Shtëpia e Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Share This Article
Leave a Comment