“Anglia ishte favorite, nesër jemi ne”: Gjimshiti gati për fitoren ndaj Andorrës

2 Min Read

“Nesër do jetë një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë të jenë të përqendruar, sot nuk ka ndeshje të lehta dhe duhet të përqendrohemi”. Berat Gjimshiti futet edhe në konferencën për shtyp ashpër, njësoj si në fushë. Kapiteni kuqezi mundohet të shkundë skuadrën pas humbjes në debutim në Angli, duke i kujtuar se asnjë ndeshje nuk fitohet vetë: “Ata janë një skuadër që luajnë prej vitesh bashkë, vështirësitë do të jenë në nivelin fizik. Janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë në mbrojtje. Do përpiqemi t’i fusim në duele individuale. Në futboll në çdo ndeshje ke presion, si me Anglinë që ishin ata favoritë, por nesër jemi ne favoritë”.

Andorra ka dhe kujtime të hidhura për kuqezinjtë, si ajo e fitores së tyre të parë historike, pikërisht ndaj kombëtares së drejtuar nga Demollari në atë kohë dhe më pas jo larg në kohë me një barazim kur në fushë ishte edhe Gjimshiti: “Në ndeshjen që dolëm 2-2 me Andorrën isha në lojë, dy herë që krijuan raste shënuan. Unë shpresoj që të rikthehemi te fitorja, nuk është se jam unë këtu dhe do të fitojmë. Puna ime është të mos pësojmë gol. Kemi folur me ekipin dhe trajnerin rreth humbjeve në Nations League dhe do të përpiqemi t’i rikuperojmë. Lojtarët që janë me eksperiencë duhet t’i japin të rinjve besim.”, u shpreh Gjimshiti.

Lexo më tej: Me Andorrën nuk lejohen gabimet: Sylvinho nisi përgatitjet që në Londër

Në fund edhe një fjalë falenderimi për tifozët kuqezinj, që ngjan si premtim: “Siç e pamë dhe në video me tifozët, më pyetën për bileta dhe besoj se do merren masa. Jemi falenderues për ta, nuk shihen asnjëherë tifozë që bëjnë kaq shumë zhurmë për kombëtare, vetëm në klube. Kombëtarja është ndryshe, nuk je afër teje me atë që qëndron gjithë ditën, pak a shumë po.

Share This Article
Leave a Comment