Një grup kriminal shqiptar është çmontuar në Katalonjë, Spanjë, pas një operacioni të gjerë policor të quajtur “Trifásico”, i realizuar nga Mossos d’Esquadra.
Në këtë operacion u arrestuan 13 persona, përfshirë drejtuesit dhe “kopshtarët” e plantacioneve të kanabisit, të cilët kishin operuar për vite me radhë në biznesin e paligjshëm të marijuanës.
Hetimet nisën pas dyshimeve për konsum të jashtëzakonshëm të energjisë në një magazinë, çka çoi në zbardhjen e tre plantacioneve në Santa Coloma de Cervelló, Granollers dhe Vallirana.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 5000 bimë marihuanë dhe katër armë zjarri.