Vështirësitë më të mëdha të PD në 30 vjet/ Berisha: Skemat piramidale dhe shpallja “non grata” nga Blinken! Dorëzova pushtetin

1 Min Read

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka përmendur dy momentet më të vështira të karrierës së tij politike dhe Partisë Demokratike. Berisha i ftuar në emisionin “Kjo javë” në Nees24, tha se në 33 vite skemat piramidale dhe protestat e zhvilluara në atë kohë ishin sfidë për të ku PD mori përgjegjësinë. Ai shtoi se edhe vendimi për shpalljen “non grata” nga ish-sekretari amerikan Blinken ishte një nga momentet më të vështirat për PD.

“Kriza financiare, skema piramidale më e vështira, PD mori përgjegjësinë dhe unë dhashë dorëheqjen. Përballë një rebelimi komunist, PD ofroi zgjidhje politike, dorëzoi pushtetin, shkoi në zgjedhje dhe u vendos në opozitë, për tju nënshtruar një hetimi.

Më pas e panë shqiptarët që votuan unanimisht, e panë që nuk ishte PD e përfshirë në skema piramidale. Ajo i kishte lejuar, por nuk i njihte se çfarë ishin. Ne bëmë ligjin për ti çmontuar dhe i vumë përgjegjësit para ligjit. Momenti i dytë i vështirë ishte dita kur Blinken vendosi që ish-kryetari i saj të dalë jashtë parlamentit,” tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment