Nga Roland Lami
Prej një jave dy “repistët” politik Rama = Basha kanë marr vemëndjen e ndjekësve në rrjete sociale dhe mediave kryesore në Shqipëri. Qëllimi për të tërhequr vemëndjen e publikut ka shtyrë dy politikanët e rëndësishëm në vend të luajnë rolin e çunave të rrugës. Tini i Xhevries së rrugës Ali Demi i flet Bedriut të Kombinatit në platformën Tik Tok .
Pavarësisht interesit të Ramës për të tërhequr në fushatë Bashën për diversion votash brenda së djathtës apo ky i fundit për të marr vëmendjen nëpërmjet kryeministrit për të sfumuar Berishën, nuk mund të mos evidentosh rolet e përzgjedhura për ta realizuar këtë tallava politike.
Për Ramës, marrja e roleve në fushatë si akrobat, këngëtar, gastor, aktor, instrumentist, kujtojmë dajren e famshme në fushatën e 2017 janë më se të zakonshme, pasi i kanë rezultuar të sukseshme në kushtet e një kundërshtari politik të dobët. Ai ka kuptuar që zbavitja, argëtimi, spektakli në shoqëri si e jona që maroset mbas reality show ala “Big Brother Vip” apo “Përputhen” sjell rezultate elektorate. Në krahun tjetër, edhe Basha në kushtet ku PD është forcë kryesore opozitare nuk ka rrugë tjetër për të marr vëmendjen e publikut.
Me këtë strategji kanë veshur kostumet e arketipeve të personazheve të reality show dhe i komunikojnë votuesit. Zhargoni lokalis ala tironase i përdorur në komunikim, nën sfondin seksist ku bie në sy grupi i çunave të lagjesh i gatshëm për xhiro me makinë nëpër gjymnazet e Tironës me makina të shtrejnta ku nuk dihet nga e kanë burimin e financimit, të ekzaltuar nga muzika REP ku katër fjalë qarkullojnë në të gjithë tekstin me postur të fortësh i bëjnë karshillëk njëri – tjetrit. Vajzat dhe djemt që e ndjekin këtë komunikim online vihen në garë kush ti bëj like, koment dhe share çunave të fortë të Tik Tokut. Ndërsa grup mosha mbi 30 zbavitet dhe argëtohet në kafet e mëngjesit duke rritur shikimet dhe karikuar më shumë personazhet për ta intensifikuar komunikimin dhe banalizuar atë.
Njerëzit e mirë arsimuar, teknokrat, ndjehen të braktisur të harruar, të papërfaqësuar apo të neveritur për këtë shkallë banaliteti politik të manifestuar në këtë platforma por kush po pyet për ta. Mesa duket ky është niveli i shumicës së elektoratit dhe ai që përcakton fituesin apo humbësin se ndryshe si do kuptohej suksesi i zhanrit të muzikës tallava që të shoqëron në çdo ambjent të hapësirës publike, zbrazia e qyteteve në orët e transmetimit të Big Brother Vip apo shitja e biletave në kohë reale të spektaklit Portokalli. Kështu që ju përshëndes me këngen ” Tirana jonë” e kënduar nga i ndjeri Dr.Flori dhe Edi Rama.