Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj

1 Min Read

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë konsiderohet nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

“Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.

Mesazhi i plotë i Begajt:

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”

Share This Article
Leave a Comment