Berisha përmendi gjithashtu konceptin e “brain gain”, që do të ofrojë mbështetje financiare dhe garanci për punësimin e të rinjve, duke ndihmuar në kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë vendit. Ai e përmendi këtë si një hap të rëndësishëm për krijimin e mundësive që Shqipëria të bëhet një vend ku të rinjtë të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre. Sipas Berishës, PD do të lehtësojë 5 vite pa taksa për shqiptarët që do të investojnë në vendin e tyre dhe do të favorizojë rikthimin e atyre që janë larguar.