Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, gazetari e moderatori Blendi Fevziu foli për ushtrimin e këtij profesioni dhe padyshim sfidat e mëdha që duhet të kalosh, për t’i rezistuar çdo lloj konkurrence apo presioni. Ai theksoi se edhe nëse ndjen lodhje apo ke probleme emocionale, në momentin që del në ekran, ato duhen zeruar.
Të Enjten paradite vdiq daja i mamit tim që kishte jetuar në shtëpi me ne dhe më kishte rritur. Ishte një dhimbje aq e madhe…Por midis presionit të punës që ti duhet të bësh, domethënë unë mora pjesë në varrim dhe jam nisur në atë kohë, dhe kam mbërritur në Prishtinë në 9 pa 20, kur në 9 duhet të isha live në transmetim. Por imagjino gjendjen emocionale, shqetësimin që ke brenda vetes. Të gjitha këto nuk mund t’i reflektosh, sepse shikuesi nuk do t’ja dijë fare! Në ekran ti je njeriu që duhet të japësh maksimunin”, u shpreh Fevziu.