TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit vetëm nesë rezultati del nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Berisha i ftuar në “Kjo Javë” u shpreh se kryetari i Komitetit të Republikanëve në SHBA i dha një paralajmërim Edi Ramës se ai nuk bën zgjedhje, por kësaj here nuk ka biznes si zakonisht.
Berisha ka deklaruar se pas ndryshimeve në administratën e SHBA, Rama ka nisur të përpëlitet në Tiranë. Ai tha se përflitet që përplasja mes tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur nga një gabim që ka bërë përtej oqeanit Aleks Soros.
“A e dini ju që në themel të kacafytjes Rama-Veliaj qëndron një hap i gabuar i Aleks Soros që ka sjellë McGonigal dhe Rama kuptoi se armikun e kishte brenda dhe jo jashtë.
Prerja e kokës së gjarprit ishte goditje e fortë për Ramën. Ai po përpëlitet, ajo përplasja e tavolinës lidhet me Chris laCivita. Me ambasadën e SHBA përdori letrën e fundit, shpalljen “non grata” të Berishës. Por PD u bashkua dhe bashkë me të dhe opozita”, tha Berisha.