Platforma “X” e Elon Musk pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve |

2 Min Read

Platforma X ka pezulluar dhjetëra llogari që i përkasin figurave dhe mbështetësve të opozitës turke, ndërsa protestat vazhdojnë për arrestimin e Ekrem Imamoglu. Sipas vëzhguesve, shumë prej llogarive që janë pezulluar kanë të bëjnë me qarqet universitare dhe studentë që organizuan apo morën pjesë në protesta.

“Shumica e këtyre llogarive u përkisnin aktivistëve që ndanin informacione rreth protestave dhe pikave të takimit,” tha analisti Yusuf Jan i Qendrës Wilson.

Disa përdorues zbuluan se llogaritë e tyre ishin bllokuar vetëm brenda Turqisë. Aktivisti Omer Faruk Aslan tha se ai u detyrua të krijonte një llogari të dytë pasi i pari u bllokua me urdhër të gjykatës, sepse disa nga postimet e tij tejkalonin gjashtë milionë shikime.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se u identifikuan 326 llogari të mediave sociale që “ngjallnin urrejtje”, 72 prej të cilave ndodheshin jashtë vendit. Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të sigurisë kibernetike dhe policisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve.

Të shtunën, autoritetet njoftuan arrestimin e 343 personave gjatë një nate protestash. Arrestimet u kryen në shumë qytete, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë, Izmirin, Adananë, Antalia dhe Konia.

Kjo nuk është hera e parë që X ka kufizuar hyrjen në Turqi. Në vitin 2023, gjatë periudhës zgjedhore, platforma vendosi kufizime në përmbajtje në mënyrë që “Twitter të mbetet i aksesueshëm për qytetarët turq”, siç ishte njoftuar në atë kohë nga llogaria ndërkombëtare e kompanisë.

Share This Article
Leave a Comment