Persona të armatosur hapin zjarr ndaj konsullatës së Irakut në Stamboll

1 Min Read

Ministria e Jashtme e Irakut ka bërë një njoftim lidhur me një ngjarje ku persona të paidentifikuar sulmuan konsullatën e Irakut në Stamboll.

“Individë të panjohur të armatosur me pushkë kallashnikov iu afruan konsullatës irakiane në Stamboll të premten dhe qëlluan të paktën tetë të shtëna në ndërtesë përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, tha Ministria e Jashtme irakiane.

Rruga përreth misionit diplomatik mbetet e bllokuar, pasi autoritetet turke kanë “filluar një hetim për incidentin”. Ndërkohë, Bagdadi ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Ankaranë “për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, shton Ministria e Jashtme i Irakut.

Share This Article
Leave a Comment