Në një mesazh nga banesa e tij, Basha solli në vëmendje kandidatin e Koalicionit Euroatlantik për zonën, Pëllumb Seferin, duke i kujtuar Ramës rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.
Ai vijoi me ironi ndaj Ramës, duke i kujtuar shokët e tij të dikurshëm që sot janë në arrest, arrati apo nën hetim:
Videomesazhi i Bashës:
“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush o kandidat? Pëllumb Seferi o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021! E mor Rame, ngele t’u pyet për shokët e mi. S’ke faj mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7=313 Rame! Veç një shok t’ka ngel. Bufi bufi, por vdes për bufin ti Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti, jeni të pandamë. Hajde Rame, hajde se lidhemi nesër për më shumë.”