Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur gjatë intervistës në një emision televiziv u shpreh se ka patur një moment që ka dashur të dorëozohet gjatë karrierës së tij politike, dhe ai ka qenë momenti kur ka thirrur Foltoren, pikëtakimin me demokratët, pas shpalljes së tij ”Non grata” nga SHBA.
“Më pyetën të afërmit po sikur të mos vijnë. Kisha 8 vite shkëputje, ka patur një moment të vetëm por më pas u përgjigja se dhe sikur 8 të vinin, unë do të nisja betejën me ta. Pastaj aty erdhën qindra dhe kështu e nisëm”, tha Berisha.