Sfida me Shqipërinë për Harry Kane ishte e veçantë. Kapiteni i Anglisë realizoi golin e 70 të karrierës së tij me kombëtaren në 104 takime të luajtura. Sulmues i Bayern Munchen tha se kundër kuqezinjve nuk ishte një përballje e lehtë.
Edhe ylli i Real Madridit, Jude Bellingham tregoi se përse kjo fitore e parë në kualifikueset e Botërorit 2026 ishte e vështirë.
“Është e vështirë kur ndeshesh me një ekip që luan i tërhequr dhe është kompakt. Ndodh që gjatë takimit, loja të çon në momente të ndryshme, sepse përpiqesh që t’i bësh ata të zhvendosen. Por iu përmbajtëm planit shumë mirë! Fitore e mirë! Është shumë pozitive që e nisëm fushatën me sukses”.
Anglia dhe Shqipëria janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, me “Tre luanët” që i kanë fituar të gjitha përballjet.
Klan News