Aksioni u krye në zonën e Porto Sant’Elpidio, kur efektivët pikasën një çift që bënte sjellje të çuditshme dhe të dyshimta, duke i mbajtur nën vëzhgim.
Një makinë me targa shqiptare është afruar pranë gruas, teksa kjo e fundit ka shkëmbyer diçka me shoferin.
Ndërkohë, një patrullë ndaloi makinën me shoferin, i cili pranoi menjëherë se kishte shitur drogën. Burri ka dorëzuar 250 euro, shuma që i përgjigjet pagesës së bërë nga gruaja.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tre pako me kokainë të fshehura brenda një këpuce dhe nën sediljen e shoferit, si dhe kartëmonedha, në total 1000 euro.
Shqiptari deklaroi se nuk ishte banor i zonës, por se qëndronte në një motel “B&B” (Bed and Breakfast) në Porto Sant’Elpidio.
Oficerët, duke mos përjashtuar se mund të kishte edhe drogë të tjera të fshehura, vendosën të kontrollonin edhe dhomën e tij. Këtu u gjetën pesë pako të tjera që përmbanin kokainë, si dhe një peshore precize e mjete për paketimin e dozave, informon media.