Korçarit i vjedhin motorin në rrugën para shtëpisë |

0 Min Read

Një motor është vjedhur në fshatin Kamenicë të Korçës.

Autoritetet raportojnë se shtetasi I. M., 64 vjeç, banues në Kamenicë, ka kallëzuar në Polici se në rrugën para banesës së tij, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur motomjetit.

Blutë e qytetit juglindor thonë se po punohet për identifikimin e autorit/ve dhe gjetjen e motomjetit.

Share This Article
Leave a Comment