Këlliçi prezanton kandidatët e PD në Vaqarr: Qëndrestarë e profesionistë

1 Min Read

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka prezantuar të shtunën Adriana Kalanë dhe Ethem Agën si kandidatët e PD për zonat e Vaqarrit, Pezës dhe Ndroqit.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi theksoi se ata janë jo vetëm qëndrestarë dhe profesionistë të aftë, por edhe përfaqësues të popullit tirons që janë shpesh të nëpërkëmbur nga qeveria aktuale.

“Lënia në harresë totale e fshatrave piktoreske të Tiranës, të cilët shumë lehtë mund të bëheshin pjesë e zhvillimit turistik aq të trumbetuar, është e qëllimshme dhe thellësisht politike.

Kjo harresë merr fund njëherë e mirë me 11 Maj, ku në Tiranë dhe në gjithë Shqiperinë do fryjë era e zhvillimit të qëndrueshëm, real dhe gjithëpërfshirës”, shkruan kandidati i PD për Tiranën në listën e mbyllur të PD, Belind Këll”, shkruan kandidati i PD për Tiranën në listën e mbyllur të PD, Belind Këlliçi.

Share This Article
Leave a Comment