‘Kallëzim penal kundër kryebashkiakes së Roskovecit’, Bardhi: Majlinda Bufi po shpërndan leje legalizimi për vota

1 Min Read

Drejtuesi i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka deklaruar se po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Në një postim në Facebook, Bardhi akuzon Bufin për shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe përdorimin e lejeve të legalizimit dhe certifikatave të pronësisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“E trimëruar nga pandëshkueshmëria, Majlinda Bufi shpërndau fotot e grupeve të terrenit që po përgatisin lejet e legalizimit dhe certifikatat e pronësisë për 300 banorë të Roskovecit dhe Strumit, me të vetmin qëllim tjetërsimin dhe manipulimin e vullnetit të tyre për zgjedhjet”, shkruan Bardhi.

Ai akuzon gjithashtu Belinda Ballukun dhe strukturat shtetërore në Fier për braktisjen e detyrës dhe përdorimin e administratës për qëllime elektorale.

“Ditën e sotme kam autorizuar ekipin ligjor që të përgatisë menjëherë kallëzimin penal të radhës për Majlinda Bufin në SPAK”, deklaron Bardhi, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga Prokuroria e Posaçme.

Share This Article
Leave a Comment