“Janë paterica të Ramës”, Berisha: Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja që futën familjarët në lista

3 Min Read

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi sot në bashkë bisedimin me qytetarët vendimin e disa kryetarësh partish për të futur në lista familjarët e tyre. Një prej këtyre rasteve ishte ai i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku Adriatik Lapaj bëri pjesë të listës babain e tij. 

Berisha u shpreh se marrja e këtyre vendimeve është e frikshme, ndërsa partitë e reja i cilësoi si “patericat” kryeministrit Edi Rama. 

“Zero tolerancë ndaj korrupsionit. Korrupsioni luftohet me ligje dhe zbatim ligjesh. Po u jap një shembull. Duke parë abuzimet e tmerrshme të kësaj qeverie me blerjen e energjisë, BB dhe FMN i nxorën kartonin e kuq dhe i kërkuan të ndërtojë bursën, të blejë dhe ta shëse në bursë energjinë. Kjo sepse Lubi Balluku zbrazte digat dhe ia shiste sekserëve të saj energjinë me një çmim qesharak. Sekserët e Lubisë, që e blinin me 40 euro, e shisnin në bursë, ku mund ta shiste Shqipëria vetë, me 160 euro. 120 euro i ndanin me Lubinë dhe mafien e energjisë.

Pra, në qoftë se zbatohen me rigorozitet ligjet dhe transparenca, ato janë gërshërët më të mira në luftën kundër korrupsionit.
Por ka një ligj themelor në luftën kundër korrupsionit dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Në qoftë se ti, nuk lufton me zero tolerancë konfliktin e interesit në tendera, prokurime dhe koncesione, ti faktikisht favorizon korrupsionin.

Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit.

Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet. Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre. Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më.”, u shpreh ai. 

Share This Article
Leave a Comment