Ia çoroditi ushtarët Basha bufit plak

1 Min Read

Me një video të radhës në Facebook, Rama ka ironizuar Sali Berishën pas një deklarate të bërë më herët prej kreut të PD, ku i referohej retorikave të Lulzim Bashës.

Në video shfaqen dy bufë e në sfond Berisha kur thotë se Basha s’ka program dhe tenton të tërheqë vëmendjen me ‘Unikkatilin’.

“I zhveshur nga mundësia për të paraqitur një program, tani kujton si hokatar… jo e ke dëgju këngën e Unikkatil, jo se kë dëgjuar këngën, dhe kështu mendon se tërheq vëmendjen e qytetarëve, nga mungesa e alternativës”, dëgjohet në sfond deklarata e Berishës.

“Ia çoroditi Luli ushtarët Bufit Plak, e gjeti belaja”, shkruan Rama krahas videos.

Share This Article
Leave a Comment