Hajdeni në Shqipëri, se këtu është kafja e mirë! |

1 Min Read

Edi Rama vazhdon të përmendë argumente qesharake në thirrjet që iu bën emigrantëve shqiptarë për t’u kthyer në atdhe.

Gjatë podkastit të sotëm të tij, Rama u kërkoi emigrantëve shqiptarë në Britani që të kthehen në Shqipëri, pasi sipas tij, kafja në vendin tonë është më e mirë se në Angli.

Për Ramën duket se nuk kanë rëndësi niveli i rrogave, i arsimit, shëndetësisë, shërbimet, korrupsioni në miveli të larta, por për kryeministrin, mjafton vetëm kafja që të jetë e mirë.

“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a Comment