Gjirokastër/ 3 ditë aktivitete për karnavalet, fëmijët “pushtojnë” Pazarin me kostumet shumëngjyrëshe

1 Min Read

Këtë fundjavë në Gjirokastër do të mbizotërojë atmosfera e karnavaleve. Janë 3 ditë festë që kulmojnë ditën e diel  me ritualin e djegies se dordolecit.

Me kostumet e tyre shumëngjyrëshe vogëlushët mbushur sheshin e “Çerçiz Topullit” në qendër të pazarit karakteristik të qytetit, duke i dhënë më shumë atmosferë kësaj dite.

Gjatë 3 ditëve të festive ku nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta si për fëmijë por edhe të rritur.

“Me vëllezërit korçarë do të mblidhemi në shesh dhe do të festojmë në sheshin e Çerçizit tashmë të përfunduar dhe do të kulmojmë sigurisht ditën e dielë. Unë sigurisht nuk besoj se do të ketë vend tjetër më të mirë për të kaluar fundjavat”, tha kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Fëmijët janë ata që gëzojnë më shumë dhe argëtohen duke ecur në rrugët e kalldrëmta me paradën e tyre.

“Gëzuar dhe ejani në Gjirokastër për të festuar”, tha një vogëlushe.

Karnavalet në qytetin e Gjirokastrës janë kthyer tashmë në një traditë e cila kish munguar prej shumë vitesh.

Klan News

Share This Article
Leave a Comment