EMRI/ Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, mes grabitjeve dhe 2 makina e 10 mijë dollarë |

2 Min Read

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzihet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars në qytetin bregdetar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Custom” është vënë në pranga shtetasi Dritan Balla, 40 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për grabitjen e dy automjeteve, 10 mijë dollarëve dhe orenditë e një banese.

Policia raporton se nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Uniformat blu kanë sekuestruar dy automjetet e vjedhura nga shtetasi Dritan Balla. Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment