Pas rikthimit të luftës në Rripin e Gazës, Izraeli rindez edhe luftën në Liban. Objektivë të Hezbollahut në jug të Libanit u goditen pasi 3 raketa u lëshuan nga ky vend në drejtim të izraelit për herë të parë që prej arritjes së armëpushimit në muajin nëntor.
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se kishte udhëzuar forcat e mbrojtjes izraelite të veprojnë me forcë kundër dhjetëra shënjestrave të terroristëve në Liban.
Kryeministri libanez i kërkoi ushtrisë të ndërmarrë hapa për të parandaluar zvarritjen e vendit në një luftë të re. Megjithatë kreu I forcave të mbrojtjes në Izrael, E yal Zamir, theksoi se shteti i Libanit mban përgjegjësinë për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit e cila I dha fund, 14 muajve luftime me Hezbollahun.
Raportime lokale në Liban bënë më dije se zjarr artilerie ishte dëgjuar në disa zona të vendit por Izraeli nuk e ka konfirmuar këtë. Armëpushimi mes dy vendeve ka qenë i brishtë. Izraeli ka ndërmarrë sulme thuajse ditore, ndaj atyre që i cilëson si shënjestra të Hebzollahut dhe ka sugjeruar se do të vazhdojë për të parandaluar riarmatosjen e grupit.
Përveç kësaj ushtria izraelite ka ende në kontroll 5 lokacione në jug të Libanit, në atë që sipas autoriteteve të këtij vendi përbën shkelje të sovranitetit dhe marrëveshjes së armëpushimit. Rreth 4mijë vetë janë vrarë në Liban , përfshirë shumë civilë dhe mbi 1.2 milion janë shpërngulur si pasojë e konfliktit që u përshkallëzuar pas nisjes së luftës me Hamasin.