Dëgjohen britma, publikohen pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik kur makina u përfshi nga flakët (Video)

1 Min Read

Sipas familjarëve, dy prej viktimave ishin vëllezër që kishin shkuar në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania. Në rrugën e kthimit, makina e tyre u përplas me betonieren, e cila dyshohet se ishte ndaluar në rrugë.

Një familjare e tre prej viktimave ka deklaruar se djemtë kishin kërkuar ndihmë pas përplasjes, por shoferi i betonieres nuk kishte reaguar dhe madje ishte larguar nga vendngjarja.

“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar”, tha ajo.

Ndërkohë “News 24” ka publikuar edhe një video tronditëse nga aksidenti tragjik me 4 të vdekur, ku dëgjohen britmat e tyre.

Ngjarja ka tronditur familjet dhe komunitetin, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rrezikun në rrugët e vendit dhe nevojën për masa më të rrepta sigurie.

Share This Article
Leave a Comment