Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? PAMJET e ‘përleshjes’ së tyre shqetësojnë fansat |

1 Min Read

Një lojë mes Eglit dhe Gjestit në lavanderinë e Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta.

Pamjet tregojnë dyshen duke u ngacmuar fizikisht në formë shakaje, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit kur Gjesti e kapi Eglin nga fytyra, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

Ngjarja ka ndarë fansat, ku disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë spektaklit, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpi dhe refuzimit të saj për t’i dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre. Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionet mes tyre.

Share This Article
Leave a Comment