Blushi: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve

2 Min Read

Partia e Lirisë ka denoncuar rritjen e administratës publike me rreth 4000 punonjës në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, i bëri thirrje punonjësve dhe nëpunësve publikë që të kenë kujdes me firmat e hedhura, pasi kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi personale.

Ai akuzoi Ramën për përdorimin e administratës për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe kërkoi 84 mandate deputetësh për të realizuar reforma kushtetuese.

“Fryrja e paligjshme dhe politike e administratës publike, me rreth 4000 patronazhistë, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, është një krim i shëmtuar elektoral dhe recidivist i Edi Ramës. Rekrutimet pa transparencë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar konfirmohen nga të dhënat zyrtare të vet Institutit të Statistikave të Narkoqeverisë sipas të dhënave të listë-pagesave nga tatimet. Ky shtim i panevojshëm i numrit të punonjësve në sektorin publik në limitet e sanksionuara nga Kodi Zgjedhor, kur në anën tjetër Narkoqeveria mburret për digjitalizimin e shumë shërbimeve publike, nuk ka pasur asnjë arsye funksionale apo shërbimi, por vetëm një objektiv të qartë: shfrytëzimin e vendeve të punës për të kontrolluar votën dhe procesin zgjedhor të 11 Majit.

Partia e Lirisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, të jenë shumë të kujdesshëm, të mos shkelin ligjin dhe të mos u binden verbërisht urdhrave të paligjshëm politikë për të firmosur shkresa dhe akte korruptive sepse do të marrin më qafë veten e tyre! Çdokush që shkel ligjin dhe Kushtetën do të mbajë përgjegjësi personale”, tha Blushi.

Share This Article
Leave a Comment