Berisha uron besimtarët bektashinj: Ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në rrjetin e tij social në facebook ka uruar besimtarët bektashinjë për festën e Sulltan Novruzit.

Berisha shprehet se është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë. Ai uron që Sulltan Novruzi i ardhshëm të gjejë shqiptarët më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!
Të dashur miq,
Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.
Kjo ditë, për bektashinjtë dhe për të gjithë besimtarët e Zotit, është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar! Është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.
Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a Comment