Sali Berisha konfirmoi në emisionin “Kjo javë” se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” nga SHBA pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane.
Berisha përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA dhe tha se nuk ka asgjë të re në këtë moment.
Berisha po ashtu u pyet edhe për faktin që vijon të jetë tejet aktiv në politikë dhe në takime me qytetarët dhe demokratë çdo ditë. Ai tha se sot edhe pse është 80 vjeç, ndihet më mirë se 10-15 vite më parë
Pyetje: Ju jeni 80 vjeç, dhe përsëri jeni shumë aktiv në politike, PD kërkon ardhjen në pushtet, si e shihni raportin me moshën?
Berisha: Është një raport si ta marrësh, nëse mosha të vë përpara nuk është një raporti i këndshëm, por nëse e vë ti, është një raport shumë i dobishëm, eksperienca vlen shumë. Në rrafshin e performancës, apo se si ndihem, ndihem më mirë se 10-15 vite më parë. Jo se s’më ka vënë mosha para, por e kam dominuar.