Klevis Balliu, drejtuesi politik i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Njësisë 10 në Tiranë.
Ai ka paraqitur pedagogen Lili Sula, ekspertën e politikës së jashtme Edith Harxhi dhe politikanten e re Xhulja Xhekaj. Gjatë fjalës së tij, Balliu theksoi se me këta kandidatë fitorja është e sigurt dhe do të jetë e thellë në zgjedhjet e 11 Majit.
Ai e vlerësoi Njësinë 10 për qytetarinë dhe e quajti një privilegj drejtimin e saj. Balliu gjithashtu kritikoi politikanët e opozitës, duke i cilësuar si “mumje të së shkuarës” që përfaqësojnë korrupsionin, ligësinë dhe errësirën.
Ai theksoi rëndësinë e 11 Majit për të rikthyer parimet perëndimore dhe zhvillimin ekonomik drejt Shqipërisë Madhështore.