Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, PS merr pjesën më të madhe |

1 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në total janë alokuar 131.201.816 lekë, ku shumën më të madhe e merr Partia Socialiste me 65 milionë lekë të reja, ndërsa për Partinë Demokratike do të shkojnë rreth 45 milionë lekë të reja.

9 milionë lekë të reja do të marrë Partia e Lirisë, ndërsa për PSD-në e Tom Doshit 3 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për Partinë Republikane. Më poshtë, shumat fikse që do të marrë secila prej partive.

Nr Partia Politike / Totali i përfituar / Lekë

1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2. Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5. Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445

TOTALI 131.201.816

Share This Article
Leave a Comment