Nga Ilir Allkja
Z. VELIAJ, UNË TË BESOJ!
Që nuk je mirë mendërisht të besoj, të besoj si mjek, si njeri.
Unë e njoh vuajtjen, z. Veliaj, jam rritur me të dhe bashkëjetoj me të, pasi çdo ditë jam nën arrogancën e pisllëkut, plehrave, plot mungesave, taksave e vulgaritetit të qeverisjes.
Që të më besosh, po të kujtoj veten time kur pushteti juaj më flaku në rrugë, në mes të pandemisë më të madhe të shekullit.
Ti ke një muaj në burg dhe po mërzitesh, megjithëse noton mbi miliona.
Mëkatet e tua janë libër i madh, por gjithsesi uroj të paguash një pjesë prej tyre, z. Veliaj, do të bëjë mirë; do afrohesh disi me njerëzit!
*Marrë nga “FB” i autorit