Sfida e parë e Kombëtares Shqiptare në Eliminatoret e Botërorit 2026 do të zhvillohet në Wembley kundër Anglisë.
Me disa minuta para fillimit të ndeshjes, tifozët shqiptarë kanë nisur të mbushin stadiumin anglez. Sipas trajnerit Sylvinho, pritet që rreth 20 mijë shqiptarë të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin në këtë sfidë të rëndësishme.
Atmosfera e ngrohtë dhe mbështetja e fuqishme nga tifozët shqiptarë është padyshim një nxitje për Kombëtaren në këtë ndeshje të madhe.