“The Sun” ngre dyshime: Pas zjarrit në aeroportin “Heathrow” mund të jetë Rusia

1 Min Read

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se pas zjarrit në aeroportin “Heathrow” që solli anulimin e mijëra fluturimeve qëndron Rusia. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se janë “të gjitha shenjat” për një sabotim të mundshëm rus. Një teori është se shkaku i zjarrit është një transformator i vjetër dhe me defekt që shpërtheu dhe mori flakë.

“Por zjarri që pason gjithashtu një valë rrëqethëse zjarresh të lidhura me inteligjencën ruse, komplote për bomba dhe madje edhe tentativa për vrasje në të gjithë Evropën. Ish-zyrtarët ushtarakë dhe ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar më parë se një zjarr i vetëm në nënstacion që dëmton një aeroport të tërë mund të jetë një sulm të sponsorizuar”, – shkruan The Sun.

Map illustrating alleged Russian sabotage incidents across Europe.

Ish-koloneli Hamish de Bretton Gordon tha për The Sun: “Kjo ngjarje ka të gjitha shenjat dalluese të sabotimit rus. Ende nuk ka prova të forta, por rrethanore, kjo është drejtpërdrejt nga libri i sabotimit të Moskës”.

Large fire engulfing an electrical substation at night.

Share This Article
Leave a Comment