“Te erdha i fundit, babë”/ Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait |

1 Min Read

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Leja për këtë vizitë u dha nga autoritetet në Hagë, pas kërkesës së Thaçit.

I shoqëruar nga forcat e sigurisë së EULEX, Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën:

“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Thaçi nuk pati mundësinë të merrte pjesë në varrimin e të atit, por më herët, më 13 mars 2025, kishte qenë i lejuar ta vizitonte atë në spitalin e Prishtinës.

 

Share This Article
Leave a Comment