Disa fakte dramatike, treguar lirisht nga një histori e vërtetë
Nëse je një grua që jeton në perëndim, je mbi 35 vjeç dhe nuk ke gjetur ende burrë, ke të paktën një apartament të vogël, punon, ke të ardhura modeste, por je shpenzuese dhe nuk ke dëshirë të punosh, mendoj se dëshmia ime do të ndihmojë të zgjidhni problemet që të shqetësojnë. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë ndodhur nga martesa, deri në divorcin tim. Isha një vajzë 32 vjeçe, e lindur dhe e rritur në një qytet të madh të Italisë Veriore, nga prindër të emigruar nga Italia e Jugut.
Banoja në apartamentin tim të vogël jo larg prindërve të mi. Pas përpjekjeve të dështuara për të gjetur një bashkëshort italian, në aktivitetet që zhvilloheshin në famullinë time, takova një djalë shtatlartë, të pashëm dhe atletik, me origjinë shqiptare. Ai ra në dashuri çmendurisht me mua. Ishte në moshën time dhe i vetmi fëmijë i një familjeje të njohur emigrantësh intelektualë shqiptarë, që jetonin prej shumë vitesh në shtëpinë e tyre pranë detit në Italinë e Jugut. Edhe ai ishte intelektual i sjellëshëm dhe shumë i arsimuar, ishte i punesuar në një kompani amerikane në qendër të qytetit tim dhe merrte një pagë të lartë.
Ndryshe nga unë, që jam pak dembele, snobiste, produkt i shoqërisë konsumatore, shpenzuese dhe me llogarinë time bankare gjithmonë bosh, ai ishte punëtor dhe kursimtar. Bashkëjetuam për katër vjet dhe më pas u martuam. Babai im, murator dhe investitor i vogël i pasurive të patundshme, ishte i kënaqur sepse, mendonte se të krijonte një biznes familjar me burrin tim, mua dhe vëllain tim, por i udhëhequr nga ai vetë. Fatkeqësisht, burri im nuk e pranoi kurrë planin e tij dhe ky fakt ishte arsyeja që të dy, nuk patën marrëdhënie miqësore asnjëherë. Nëna ime shtëpijake ishte e lumtur për këtë martesë me shqiptarët, sepse thoshte se është një grup etnik që bën shumë për familjen, janë shëndoshë e pa sëmundje gjenetike.
Ajo kishte të drejtë sepse gjatë dymbëdhjetë vitesh martesë, patëm dy fëmijë të mrekullueshëm të bukur, bjondë dhe shumë të zgjuar. Sot, djali është pesë vjeç dhe vajza dymbëdhjetë. Burri im shpenzonte pothuajse të gjithë rrogën e tij për mua. Më çoi në shumë vende të botës dhe më bëri shumë dhurata. Çdo dimër e gjithë familja shkonte për ski, ndërsa në verë ne ishim gjithmonë në plazhe të ndryshme. Babai im më këshillonte që: “bashkëshorti duhet lënë gjithëmonë pa para, sepse kështu rri urtë”. Unë punoja në një kompani më shumë se një orë me makinë larg shtëpisë sime dhe jashtë qytetit. Shkoja në mëngjes dhe kthehesha në mbrëmje, gjithmonë me makinë. Një mbrëmje, për fajin tim, godita një kamion dhe shpëtova për mrekulli nga vdekja e sigurtë.
Burri im u shqetësua shumë për këtë ngjarje dhe menjëherë me kursimet e tij, me një kredi të marrë nga banka dhe me të gjitha kursimet e dhëna nga prindërit e tij të moshuar dhe pensionistë, bleu një hapësirë prej 100 metrash katrorë, në katin përdhesë të një pallati pranë banesës sonë. Ai po mendonte të krijonte një studio dhe të fillonin së bashku një punë të pavarur. Këtë pronë ai e regjistroi në emrin tim, si një nxitje që të filloja punën afër shtëpisë dhe në mënyrë të pavarur. Më vonë, duke qenë se kishim dy fëmijë, me këmbënguljen e tij, morëm një hipotekë dhe blemë një apartament të madh dhe një garazh për dy makina pranë studios.
Tani në moshën 48-vjeçare kisha gjithçka, një burrë që më donte, dy fëmijë si engjëj, një apartament të madh, dy garazhe, një makinë të re dhe një studio pranë shtëpisë, ku kisha filluar të punoja. Mikeshat e mija, të gjitha të pamartuara ose të divorcuara u bënë shume xheloze ndaj meje. Filluan te më ngacmonin: “Çfarë po bën me një shqiptar, ti ke gjithçka, ke lindur e rritur këtu, ti duhet dhe mund të kesh një fat më të mirë” dhe filluan të më propozojnë burra të ndryshëm italianë të pasur por shumë të moshuar.
Burri im nuk më bënte komplimente, nuk më përkëdhelte, nuk më bënte që të ndihesha e rëndësishme në familje. Ai gabohesh sepse, mendonte që duke punuar fort dhe duke siguruar një nivel të lartë jetese, shprehte kështu dashurinë për mua dhe për fëmijët. Çuditërisht, fillova të mendoj për divorcin nga burri im, për t’u bërë sërish e lirë, për të gjetur një fat tjetër e, më të mirë.
Mikeshat e mija më këshilluan se mënyra më e mirë për të marrë një divorc dhe për të marrë gjithçka, është të akuzosh burrin tënd për dhunë në familje, ndaj teje dhe fëmijëve. Secila prej tyre tregonte historinë e saj dhe si kishte arritur në divorc. Ata tragonin se hapi i parë ishte, të kundershtohej bashkeshorti, për gjithçka sa herë që fliste.
Së dyti, ishte krijimi i disa argumenteve dhe bisedave për të prodhuar konflikte me burrin tim dhe për të siguruar prova të dukëshme të dhunës së tij. Kundër dëshirave dhe planeve të burrit tim, unë pushova së punuari, ia dhashë studion babait dhe vëllait tim falas, duke anuluar kështu planin e bashkëshortit për të punuar në studio së bashku me mua. Atij i thashe se; “burri duhet të mbajë jetesën e gruas se tij”. Ky ka qenë konflikti i parë me të që prodhoi konflikte të tjerë edhe ndërmjet babait tim dhe atij. Meqenëse disa emigrantë të grupeve të ndryshme etnike dhe të divorcuar nga gratë italiane, pas divorcit, shpesh merrnin fëmijët e tyre dhe iknin në vendet e origjinës, tek unë lindi mendimi i frikëshëm, se një ditë burri im do t’i merrte fëmijët dhe do të shkonte në Shqipëri.
Prandaj nuk e lejova atë asnjëherë të ju mësonte fëmijëve gjuhën shqipe, por ai vazhdonte t’iu mësonte e të fliste shqip me ata. Unë u thonja se kjo gjuhë është për barbarët, për vrasësit dhe nuk duhet ta flasin dhe as ta mësojnë. Im shoq ishte familjar, shoqëronte fëmijët në shkollë e azil në mëngjez dhe i merrte pasdreke. Nuk pinte alkol, nuk pinte duhan, nuk merrte drogë, nuk shkonte me prostituta, nuk më tradhtoi kurrë dhe ishte një kursimtar i madh. Kur shkonte në mëngjez për në punë, ai merrte nga shtëpia diçka për të ngrënë në drekë, pasi kthehej nga puna pasdreke, ndërsa unë çdo drekë shkoja në një restaurant. Më pelqen shumë të më shërbejnë. Une u thonja fëmijëve se babai i tyre është i keq, i llastuar, koprrac dhe nuk ju do, se nuk ju nxjerr për të ngrënë shpesh në restaurante.
Vazhdova t’u thosha fëmijëve se edhe gjyshërit e tyre nga babai janë të këqij, sepse janë prindër të një babai të keq, vijnë vetëm për datëlindje e festa e qëndrojnë në hotel dhe nuk marrin përgjithmonë një apartament me qira në qytetin tonë e të rrinë afër jush, pasi ne nuk kemi vend ku të flejnë. Unë u përpoqa të mos i çoja kurrë fëmijët e mij tek ata, përveç se në verë kur shkonim si miq tek ata, në apartamentin e tyre afër detit dhe bënim plazh për dy ose tri javë. Vjehrra e vjehrri na bënin me ngrënë dhe çdo shërbim tjetër. Fëmijët pjesën tjetër të vitit fëmijët e kalonin gjithmonë me prindërit e mi. Të gjitha këto situata filluan të shkaktojnë debate dhe konflikte mes tim shoqi, meje dhe babait tim. Vetëm mamaja ime nuk i miratonte veprimet e mia.
Burri im i bënte djalit të tij katërvjeçar shumë lodra, duke përfshirë statuja plastike të krokodilëve, ujqërve, gjarpërinjve, armë që gjuajnë ujë në plazh dhe së fundmi edhe drone të vegjël. Këto objekte u bënë më vonë prova materiale të rëndësishme për autoritetet kompetente për mbrojtjen e fëmijëve. Sepse sipas psikologët të tyre, gjetja e këtyre objekteve në dhomën e një të mituri, ishin prova të prekshme që tregonin se im shoq e edukon djalin e tij të mitur të jetë i dhunshëm si këto kafshë të egra dhe me dronë që vrasin njerëz. Pra, kjo ishte dëshmi se burri im ka kryer një krim ndaj të miturve.
Duke qenë se nëna ime ishte shtëpiake dhe gatuante gjithmonë, unë akoma nuk di të gatuaj, përveç makaronave. Për lehtësi, unë e ushqenja vajzën time çdo ditë, me një pjatë të madhe me makarona. Në moshën tetë vjeç, trupi i saj filloi të deformohej dhe të dhjamoset. Burri im protestonte dhe këmbëngulte që ajo të ushqehej me perime, peshk e mish. Ai dinte të gatuante shumë mirë dhe e urdhëroi vajzën e tij, të mos hante më makarona se po dhjamosesh dhe po behesh “cicciona”. Kështu që burri im e shau vajzën time. Sipas psikologëve të organeve kompetente për mbrojtjen e fëmijëve, fjala “cicciona”, është një shkelje e rëndë dhe dhunë ndaj të miturve dhe familjes. Pra, im shoq kreu një tjetër krim të dhunëshëm dhe që duhej denoncuar.
Burri im i mësonte vajzës nëntëvjeçare njohuri nga shkenca të ndryshme dhe të informatikës që unë nuk i kuptoja fare. Madje i mësoi të luante shumë mirë shah dhe të përdorte kompjuterin. Këto fakte i kam përdorur edhe në ankesën time për divorc, si dëshmira të qarta të dhunës në familje nga ana e bashkëshortit, pasi e gjithë kjo, sipas psikologëve që mbrojnë të miturit, i lodhin trurin vajzës së mitur.
Në familje lindën konflikte të tjera të parëndësishme dhe burri im filloi të lodhej dhe nervozohej. E çova tek një psikolog për të marrë prova të mëtejshme, se ai është i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm. Për fat të keq, psikologu nuk gjeti asnjë problem tek ai. Fola edhe me një avokat të njohur, për të përgatitur një ankesë divorci nga bashkëshorti, për shkak të dhunës së ushtruar prej tij në familje, por nuk pranoi ta marrë përsiper pasi, sipas tij, nuk kisha asnjë provë të prekshme që të vërtetonte se burri im ishte i dhunëshëm në familje.
Pas kësaj, duke ndjekur këshillat e miqve të mi, të gjithë të divorcuar, fillova të fotografoj dhe filmoj me telefonin tim momente të vështira të burrit tim. Më duhej të mblidhja prova më bindëse që vërtetonin dhunën e tij në familje. Im shoq nuk dyshonte por filloi të nervozohesh dhe më tha të filmoja momente më të bukura. Një mbrëmje ai i lodhur kishte mbyllur sytë ndenjur në divan dhe dy fëmijët po luanin nga një dhomë në tjetrën. Fillova të filmoja këtë baba indiferent që flinte dhe nuk luante me fëmijët e tij. Papritur ai u zgjua dhe i zemëruar u ngrit dhe më kapi kyçin e dorës duke u përpjekur të merrte telefonin. Fillova të bërtas për ndihmë. Më lëshoi pa marrë telefonin. Unë menjëherë mora dy fëmijët dhe shkova në shtëpinë e babait tim.
Ishte një natë nëntori dhe shumë ftohtë por babai më nguli këmbë e shkuam tek mjeku duke u ankuar për dhimbjen në kyçin e dorës. Mjeku nuk i dha rëndësi, por me këmbënguljen e babait më dha një diagnozë të shërueshme për një javë por pa lënë asnjë shenjë të përhershme. Më pas, shkuam në polici dhe denoncova burrin tim për dhunë ndaj meje dhe fëmijëve. Menjëherë ai u hodh në rrugë nga organet kompetente, pa arritur të marrë as gjërat personale të tij kurse mua me dy fëmijët së bashku me prindërit e mij, na çuan në një shtëpi sekrete për mbrojtjen e dëshmitarëve jashtë qytetit, për disa ditë. Të gjithë kishim frikë se burri im shqiptar do të bënte ndonjë masakër të dhunshme kundër nesh, por asgjë nuk ndodhi.
Dy fëmijët u shqetësuan shumë nga tërë kjo ngjarje, pasi nuk e kuptonin se çfarë po ndodh. Më pas të gjithë u gjendëm në seancën me gjyqtarin e hetimeve paraprake të Gjykatës të Mitureve.
Gjyqtari, i cili ishte shkencëtar në të drejtën penale dhe çështjet e konflikteve civile, nuk e konsideroi shtrëngimin nga bashkeshorti im, të kyçit të dorës, që tashmë nuk kishte asnjë shenjë nxirje, si dëshmi të dhunës ndaj meje. Dëshmitë e paraqitura nga psikologu për kafshët e egra plastike të gjetura në dhomën e djalit, fjala “dhjamosur” dhe “ngarkesa mendore ndaj vajzes”, nuk u konsideruan krime të dhunës nga bashkëshorti im ndaj fëmijëve të mitur.
Edhe dëshmia e sajuar e babait tim, se ai e kishte parë njëherë burrin tim, t’i jepte një shpullë në prapanicë djalit të tij tre vjeçar, nuk u konsiderua si dëshmi bindëse e dhunës në familje. Duke mos pasur prova të tjera nga ana ime, gjyqtari arkivoi denoncimin tim penal, për dhunë të bashkëshortit ndaj meje e fëmijëve. Fatkeqësisht, gjyqtari nuk vendosi edhe për një dëmshpërblim monetar, siç kisha shpresuar, të merrnja nga burri për dëmet e pësuara nga këto akte dhune.
U divorcuam shumë shpejt. Nga divorci mora gjithçka që ishte për tu marrë: dy fëmijët, apartamentin e madh, studion, dy garazhe, makinën dhe pagesat mujore nga burri për mua dhe fëmijët. Ish burri im tani jeton në një apartament shumë të vogël e të vjetër, duke paguar një qira të lartë. Ka gjithashtu për të paguar mjaft borxhe që ka marrë në banka për të blerë studion, apartamentin dhe dy garazhet. Unë jetoj në luksin e një apartamenti të madh afër qendrës së qytetit. Kam një makinë të re, garazh dyshe dhe një studio ku punon babai e vllai im. Ish burri im, paguan rregullisht paratë e tij për fëmijët, të vendosur nga gjykata, por unë nuk jam aspak e kënaqur sepse, dua të marrë më shumë prej tij.
Kohët e fundit fëmijët e mi më kanë sjellë mjaft telashe. Ndër të tjera, në mungesë të një figure mashkullore, pra babait të tyre, ata kanë filluar të bëhen çdo ditë më të pabindur e, nuk më dëgjojnë më. Unë, nuk kam gjetur ende një fat tjetër, nuk kam gjetur burrin që kam ëndërruar gjithmonë. Kam dëgjuar që shumë beqare, ndërmjet tyre edhe ndonjë shoqe e imja, po përpiqen të krijojnë lidhje me ish-bashkëshortin tim, por ai deri tani i ka refuzuar, duke u thënë që nuk është gati për një lidhje të re.
Fëmijët takohen me të një herë në muaj, me ndërmjetësinë e shërbimeve sociale, ndërsa me prindrit e tij, asnjëherë. Unë iu kam thënë fëmijve se ata, nuk janë më gjyshat tuaj. Shumë shpesh ndihem tashmë krejtësisht vetëm dhe pendohem për atë që kam bërë. Mendoj se këto janë disa nga telashet që paguaj për divorcin tim, por unë vazhdoj të kërkoj dhe shpresoj se do të gjejë një burr tjetër, të ri e të pasur. Shpresoj se drama ime t’iu shërbej qoftë burrave dhe grave emigrantë shqiptarë. Kam dëgjuar se edhe shqiptarët, kanë një thënie urtësije; “gruan, burrin dhe kaun, merre nga toka jote”.
(Përgatiti profesor Mehdi Shkreli, emigrant në Itali)