Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shfaqur në rrjetet sociale këtë të premte pa kostumin “politik”, por e veshur sportive dhe më një shikim në horizont.
Ajo nuk shfaqet e vetme, pranë saj qëndron macja Sasha. Kjo e fundit është macja e cila shfaqej më parë në shumë foto të kryetarit të PL, Ilir Meta.
Ndërkohë, si për të vërtetuar mungesën e Metës, Kryemadhi shkruan krahas fotos “Me Sashën shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm”.
Që nga tetori i vitit të shkuar kur Meta u arrestua me urdhër të SPAK, Kryemadhi ka vendosur të kujdeset për Sashën.
Edhe pse para se Meta të arrestohej, çifti kishin bërë të ditur se do të divorcoheshin dhe se arsyeja për këto ishin pikërisht vendimet politike që për ironi të fatit ishte po politika që i bashkoi në rini.