Shfrytëzonin dhjetëra vajza për prostitucion/ Në pranga 12 tutore, përfshirë dhe 1 oficere policie

1 Min Read

Policia e Tiranë ka ndërmarrë natën e kaluar një operacion për të goditur një rrjet prostituciuoni në kryeqytet.

Në Shqipëri kolumbiania kishte një taksixhi kryesor që merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes monedhës dixhitale “Bitcoin” dhe “Western Union”. Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në aeroportin e Rinasit dhe akomodoheshin kryesisht nëpër “Airbnb”. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin nga 200 deri në 250 euro.

Arrestimet janë bërë me urdhër prokurorie e vendime gjykate në Tiranë.

Dyshohet se vajza kërcënoheshin me jetë për të ushtruar prostitucion.

Ende nuk dihet roli i oficeres së Policisë dhe detaje të tjera, teksa pritet një komunikatë nga ana e autoriteteve.

Share This Article
Leave a Comment