Shfrytëzonin 50 vajza për prostitucion/ Lëshohohen 11 urdhër-arreste, në pranga një oficere policie |

1 Min Read

Policia e Tiranë ka ndërmarrë natën e kaluar një operacion për të goditur një rrjet prostituciuoni në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për rreth 11 persona, ku mes tyre edhe për një oficere policie. Ata dyshohet se shfrytëzonin rreth 50 vajza të huaja nga Amerika Latine për prostitucion.

Mësohet se oficerja e Policisë që është vënë në pranga është nënkomisarja e komisariatit nr. 4 në Tiranë, Anisa Brahja, e cila dyshohet se i gjente klientë grupit të prostitucionit.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar vetëm 10 urdhër-arreste, pasi një grua nga Kolumbia është shpallur në kërkim.

Në Shqipëri kolumbiania kishte një taksixhi kryesor që merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes monedhës dixhitale “Bitcoin” dhe “Western Union”. Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në aeroportin e Rinasit dhe akomodoheshin kryesisht nëpër “Airbnb”. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin nga 200 deri në 250 euro.

Arrestimet janë bërë me urdhër prokurorie e vendime gjykate në Tiranë. Dyshohet se vajza kërcënoheshin me jetë për të ushtruar prostitucion.

Share This Article
Leave a Comment