Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, përdori batuta dhe humor për të theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai e krahasoi procesin e integrimit me një martesë, duke thënë se është koha që Shqipëria të “shpëtohet” përmes një martese të duhur me familjen evropiane. Rama ironizoi opozitën, duke thënë se është e pamundur që një “demokrat” të kundërshtojë këtë martesë dhe të mbajë Shqipërinë jashtë BE-së.
“Kjo është krushqia më e bukur që na ka rënë në. Kemi bërë krushqi me lloj lloj çudirash, nga lindja nga lindja. Tani ka ardhur koha të mbyllim këtë fejesën e gjatë. Mbetëm të fejuar, jo unë se unë jam martuar disa herë. Dhe e di shumë mirë, martesa e duhur është shpëtim, mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë. Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen ne se do pyesim bufin. Si nuk e jep ti, do ta mbash në derë, të të plaket në dorë. Ky është 11 maji”, tha Rama.