Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë të eleminatoreve të Botërorit 2026, duke humbur 20 në Wembley përballë Anglisë.
Sfida nisi me një dominim të “Tre Luanëve”, teksa kuqezinjve u fokusuan vetëm në mbrojtje dhe të kapnin në befasi ekipin e Tuchel, me shkëndijat e Brojës dhe Asanit që nuk mjaftuan.
Ishin golat e LewisSkelly në pjesën e parë dhe Kane në të dytën, të cilët sollën tre pikët e para në epokën e Thomas Tuchel në krye të Anglisë, teksa Shqipëria pësoi dhe një dëmtim të Thomas Strakoshës në fund të sfidës, i cili i la vendin Kastratit.
Kështu Anglia kryeson Grupin K me tre pikë, ndërsa Shqipëria do tentojë që pikët e para t’i marrë përballë Andorrës, më 24 mars, ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”.