Përfundon ndeshja në “Wembley”, Shqipëria humb përballë Anglisë! Lewis-Skelly dhe Kane ndëshkojnë kuqezinjtë

1 Min Read

LONDËR- Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje ndeshjen e parë për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Lewis-Skelly në minutën e 20-të dhe Harry Kane në minutën e 77-të të cilët ndëshkuan dy herë kuqezinjtë. 

Shanset nuk munguan edhe për Shqipërinë, ndonëse nuk pati finalizime në gol. Armando Broja iu rikthye sonte fushës duke zëvendësuar Nedim Bajramin. Pas Brojës u kryen edhe dy zëvendësime të tjera. Pajaziti dhe Hoxha u aktivizuan në pjesën e dytë në vendin e Laçit dhe Asanit.

Një zëvendësim i detyruar është kryer gjithashtu te Shqipëria, ku portieri Strakosha është larguar i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati. Të hënën në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45, Shqipëria luan ndeshjen e radhës me kombëtaren e Andorrës. 

Share This Article
Leave a Comment