Përfshihet nga zjarri një xhami në Bulqizë, vetëm 10 minuta pas largimit të hoxhës |

1 Min Read

Një xhami është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të premteje në Shupenzë të Bulqizës, ku për pasojë ëshë shkrumbuar një pjesë e madhe e objektit fetar.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar se ku kanë nisur fillimisht flakët.

Share This Article
Leave a Comment