Në prag të zgjedhjeve të 11 majit lind një pyetje e madhe, e cila diskutohet me panelin e të ftuarve në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Të ftuar: Berat Buzhala, Mentor Kikia, Greta Zaimi, Ergys Mërtiri, Neritan Sejamini, Orjola Pampuri
Në historitë e të enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan vjen një historia interesante e Philipp Plein. Ai është një stilist i njohur gjerman i cili jeton në Zvicër dhe bën pjesë në listën e njerëzve më të pasur të botës. I pranishëm në tregun e modës ka startuar së fundmi dhe në fushën e hoteleve, restoranteve dhe bareve. Plein ka ardhur në Tiranë për të hapur një hotel me më shumë se 120 dhoma, 3 restorante dhe 1 bar, të cilat do të ndërtohen në 4 kulla që supozohet se njëra prej tyre të jetë kulla më e lartë e Europës.